Milani interesohet për Politanon

Sport June 01, 2018 - 11:22

Menaxheri i Matteo Politanos, Davide Lippi ka konfirmuar që Milani është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për shërbimet e klientit të tij.

Sulmuesi gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Napoli, Interi, Roma dhe Juventusi.

“Milani padyshim që është në mesin e klubeve të interesuara. Është ende herët, ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë. Nuk do të nxitojmë”, deklaroi Lippi.

Politano ka realizuar 10 gola dhe 5 asistime në 36 paraqitje në Serie A në edicionin që lamë pas./Zëri