Icardi dëshiron qëndrimin te Interi

Sport June 01, 2018 - 11:14
Detajet

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti insiston se kapiteni Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë te klubi italian, transmeton zeri.info

Reprezentuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe Real Madridi së fundmi, por Zanetti është i pashqetësuar.

“Është zhgënjyese që ai nuk do të shkojë në Kupën e Botës sepse ai ka treguar se përshtatet me skuadrën e Argjentinës”, deklaroi Zidane.

“Kur keni një kampion si ai në ekip është normale që të marrësh shumë oferta, por Mauro është kapiten dhe një pikë referimi për Interin. Ne jemi të lumtur që e kemi dhe ai është i lumtur me ne”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri