Këto dy skuadra ranë nga Superliga, kjo i iku barazhit!

Sport May 18, 2018 - 18:01

Janë mbyllur tashmë tri ndeshjet e sotme të Superligës, të vlefshme për xhiron e 33-të dhe të fundit, shkruan zeri.info.

Kampioni aktual i Kosovës, Trepça ’89 e ka mposhtur me rezultat të thellë Vllazninë e Pozheranit, 6:1.

Kurse, Feronikeli e mposhti Flamurtarin në udhëtim me rezultat 3:0, për ta siguruar edhe matematikisht qëndrimin në Superligë.

Kurse, Llapi e mundi Besën në Pejë, 4:3.

Siç dihet, Besa dhe Vllaznia kanë rënë tashmë nga liga. /Zëri/