Gjilani, nesër me përkrahje masive nga tifozët në Gjakovë (FOTO)

Sport May 18, 2018 - 17:29

Kuq & bardhët zhvillojnë nesër ndeshjen e sezonit. Gjilani luan për ti ikur barazhit, ndërkohë që për motivim dhe përkrahje do ti ketë prapa vetës edhe tifozërinë e zjarrtë “Skifterat”, shkruan Gazetasheshi.com.

Tifo grupi zyrtar që e mbështet Gjilanin tashmë kanë paralajmëruar udhëtimin e tyre drejt Gjakovës, derisa pritet të jetë një tjetër transfertë e rëndësishme për ta.

Përveç autobusëve që pritet të udhëtojnë drejt Gjakovës, gjithashtu janë paralajmëruar edhe shumë vetura private që do të jenë prezent në ndeshjen më të rëndësishme të vitit për kuq e bardhët.

Më poshtë keni edhe lajmërimin e “Skifterave” për udhëtimin në Gjakovë:

Image