Wenger drejt këtij klubi!

Sport May 18, 2018 - 17:15

Arsene Wenger e pranon se ende po përballet me një “tronditje” nga largimi i tij prej Arsenalit, ndërsa nuk ka pranuar të flasë rreth angazhimit eventual si trajner i Paris Saint-Germainit.

Francezi ka shërbyer si trajner për 22 vjet te “Gunners”, ndërsa tash po e kërkon një eksperiencë të re, shkruan zeri.info.

Ai dëshiron të mbetet në futboll dhe 68-vjeçari nuk është i gatshëm për pensionim ende.

Por, ende nuk është marrë asnjë vendim rreth së ardhmes së tij, ndërsa thuhet se ai mund të bëhet drejtor teknik te kampioni francez.

“Nuk kam pasur diskutime me PSG-në së fundmi, mund t’ia them këtë me të gjithë sinqeritetin”, ka thënë Wenger për “The Guardian”.

“Unë gjithmonë kam qenë afër PSG-së, i kam këshilluar të blinin lojtarë sepse isha i bindur se atje do të mundë të bëheshin shumë gjëra në qytetin që e do futbollin”, vazhdoi ai. /Zëri/