Kah po shkon Martial?

Sport May 18, 2018 - 17:12

Chelsea e ka futur në listën e dëshirave sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial. Madje futbollisti francez, që s’po gjen hapësira të mjaftueshme në “Old Trafford”, thuhet se është në krye të listës së objektivave të “Blues” për edicionin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”, përcjellë zeri.info.

“Blues” janë duke menduar për përforcime, të cilat duan t’i bëjnë për edicionin e ardhshëm pas një kampanje dëshpëruese, ndërsa besojnë se francezi do ta përforconte repartin e tyre ofanziv.

Mirëpo Martial nuk është i vetmi objektiv i Chelseat, i cili nuk është i kënaqur me sulmuesit e tij e sidomos me Alvaro Moratan, që nuk e ka treguar veten.

Ylli i Nices Jean-Michael Seri është po ashtu në radarin e klubit nga “Stamford Bridge”. /Zëri/