Lista e Francës për Botërorin 2018
Përzgjedhësi i Francës Didier Deschamps e ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për Botërorin 2018, shkruan zeri.info.
Jashtë ekipit kanë mbetur yjet e Premierligës Anthony Martial e Alexandre Lacazette, por edhe Dimitri Payet, Adrien Rabiot e Kingsley Coman.
Franca konsiderohet si njëra prej favoriteve për ta fituar Kampionatin Botëror, që mbahet në Rusi dhe që fillon në muajin e ardhshëm.
Portierë: Alphonse Areola, Hugo Lloris e Steve Mandanda;
Mbrojtës: Lucas Hernandez, Presnel Kimpembe, Benjamin Mendy, Benjamin Pavard, Adil Rami, Djibril Sidibe, Samuel Umtiti e Raphael Varane;
Mesfushorë: N'Golo Kante, Blaise Matuidi, Steven N'Zonzi, Paul Pogba e Corentin Tolisso (Bayern Munich);
Sulmues: Ousmane Dembele, Nabil Fekir, Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Thomas Lemar, Kylian Mbappe e Florian Thauvin; Rezervistë: Wissam Ben Yedder, Kingsley Coman, Benoit Costil, Mathieu Debuchy, Lucas Digne, Alexandre Lacazette, Anthony Martial, Adrien Rabiot, Mamadou Sakho, Moussa Sissoko e Kurt Zouma. /Zëri/