Gjigantët evropianë pas Buffonit

Sport May 18, 2018 - 17:05

Manchester City dhe Liverpooli janë në garë për ta transferuar Gianluigi Buffonin. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjellë zeri.info.

40-vjeçari e ka konfirmuar largimin nga Juventusi, por nuk do të pensionohet në fund të sezonit, duke mbetur i hapur për ofertat eventuale.

Dhe, dyshja nga Premierliga shpreson ta bindë portierin legjendar.

Sidoqoftë, “Citizens” dhe “Reds” nuk do të jenë klubet e vetme që interesohen për ish-portierin e Parmës dhe të Përfaqësueses së Italisë. Në ditët apo në javët në vazhdim pritet interesimi i klubeve të tjera për të.

Buffon ka fituar pothuajse gjithçka në karrierë, përpos Ligës së Kampionëve, që i ka mbetur merak.

Ai konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në histori të futbollit. /Zëri/