Prishtina - Drita, 10 kundër 1

Sport May 18, 2018 - 15:54

Derisa Prishtina i numëron 10 tituj të kampionit, Drita sivjet po e kërkon vetëm titullin e dytë.

Titullin e parë dhe të vetmin të kampionit Drita e ka fituar në vitin 2003, shkruan sot, gazeta "Zëri".

Madje sikurse sivjet, edhe atëherë Drita e kishte siguruar titullin në takim me Prishtinën.

Ishte xhiroja e parafundit e kampionatit kur Drita mezi e kishte nxjerrë një barazim prej 1:1 si vendase ndaj Prishtinës, me të cilin ishte shpallur kampion.

Ajo ndeshje kishte prodhuar tensione të shumta, për çka Prishtina atë pritje të keqe në Gjilan e kujton edhe sot. /Zëri/