Prishtina e rrezikon shumë Dritën me Khalidin

Sport May 18, 2018 - 15:49

Basid Khalid i është bashkuar Prishtinës vetëm qe dy vjet. Por sulmuesi ganez është bërë shpresa kryesore e Prishtinës sa herë që kjo e fundit e takon Dritën.

Prishtina i ka shënuar gjithsej 56 gola ndaj Dritës në 40 takimet në mes tyre.

Dhe Khalid ka qenë ndëshkuesi më i keq për Dritë, shkruan sot, gazeta "Zëri"..

Khalid deri më tani i ka realizuar 5 gola ndaj gjilanasve.

Madje, dy gola ganezi i kishte shënuar në finalen e Kupës në vitin 2016, me ç’rast kishte fituar Prishtina (2:1), raporton "Zëri".

Është pikërisht Khalid shpresa më e madhe e “Plisave” edhe për takimin e radhës që zhvillohet të dielën në Pejë. 

Ndërsa në radhët e futbollistëve aktualë të Dritës, Xhevdet Shabani i kujtohet për të keq Prishtinës, ndaj së cilës ka ditur të shënojë dy herë në të kaluarën. /Zëri/