Mbledhje urgjente e ‘Intelektualëve’!

Sport May 18, 2018 - 14:26

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kanë paralajmëruar një mbledhje urgjente nesër prej orës 21:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ky tifo-grup ka shkruar se ardhja është obligative, teksa nuk ka sqaruar arsyet e tubimit.

“Intelektualë dhe qytetare të Gilanit ju ftojmë që nesër nga ora 21:00 të jeni të pranishëm në mbledhjen e madhe para ndeshjes ku do shpallemi kampion. Mbledhja është e obligueshme për të gjithë qytetarët”, njofton ky tifo-grup.

Ndryshe, Drita do t’i ketë vetëm 100 vende të lira në stadiumin e Besës të dielën për sfidën ndaj Prishtinës. Mbledhje urgjente dhe masive !