Kush do të jetë kampion i Kosovës në futboll? – përgjigjet e Abrashit dhe Hazirit

Sport May 18, 2018 - 12:08
Lexo detajet

Ndeshja finale mes Prishtinës dhe Dritës në futboll në ‘Vala Superligën’ ka bërë të ndahen dy anëtarët të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Arban Abrashi, raporton Insajderi.

Në konferencën e rregullt javore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është pyetur nga gazetarët se kë do të mbështes të dielën ku edhe do të caktohet kampioni i Kosovës në futboll.

Haziri ka thënë se do ta mbështes Dritën, ndërsa Arban Abrashi që kishte kandiduar për kryetar të Prishtinës ka thënë se është mbështetës i Prishtinës.

“Besoj shumë që Drita do të jetë kampion, rikthimi i kupës së kampioni në Gjilan do të na bëjë krenar”, ka thënë Haziri.

“Unë besoj që do të jetë Prishtinë”, është kundërpërgjigjur Abrashi.