Pauzë: Jemi në stadium!

Sport May 18, 2018 - 11:30

Gjilanin të shtunën do ta presë një udhëtim tejet i vështirë, të cilin do ta mbajë gjatë në mend.

Skuadra nga Anamorava do të jetë mysafire e Vëllaznimit në Gjakovë, ku i madh e i vogël janë bërë bashkë për ta mposhtur, pasi me fitore eventuale ekipi i tyre kuqezi e siguron mbijetesën në Superligë.

Në të kundërtën Vëllaznimi mbrojtjen e statusit elitar do të detyrohet ta kërkojë përmes barazhit.

E njëjta vlen edhe për Gjilanin, i cili në rast se e humb këtë ndeshje, atëherë do të përfundojë në barazh.

Kurse, përveç fitores gjilanasve u konvenon edhe një barazim eventual.

Duke e parë situatën dhe peshën e ndeshjes gjakovarët tashmë janë mobilizuar si në skuadër, ashtu edhe në tifozeri dhe në qytet.

Madje, pronarë të kafeneve dhe të bizneseve tjera në Gjakovë kanë vendosur që të shtunën prej orës 15:00 deri në orën 18:00 t’i mbyllin lokalet për të shkuar në stadium në përkrahje të Vëllaznimit. /Zëri/