Njoftimi i fundit nga ‘Plisat’, ky është numri i autobusëve i siguruar deri më tani

Sport May 17, 2018 - 23:20

Kryetari i tifo-grupit ‘Plisat’, Albert Kastrati ka njoftuar për mënyrën e shpërndarjes së biletave për tifozët e Prishtinës.

Përveç tjerash, ai ka njoftuar se deri më tash janë siguruar 30 autobusë, transmeton Gazetasheshi.com.

“Pas interesimit të jashtëzakonshëm, të “çmendur” për ndeshjen vendimtare të kampionatit në futboll për titull kampioni ndërmjet PRISHTINA – Drita.Ju njoftojmë të gjithë PLISAT, që shpërndarja e biletave bëhet në ditën e ndeshjes pra më 20 Maj 2018 e diel nga ora 13:00, para nisjes për në Pejë.Nisja bëhet prej parkingut të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.Deri më tani kemi arritur të sigurojmë rreth 30 autobusa, sigurisht edhe qindra vetura private të cilat do i bashkangjiten kortezhit të Plisave në drejtim të Pejës.P.s Biletat nuk gjinden askund tjetër atë ditë vetëm se në lokacionin e cekur më lartë.Ju falenderojmë për mirëkuptim. Shihemi të diellen”, ka shkruar Kastrati në facebook.

Ndeshja Prishtina – Drita luhet të dielën prej orës 16:00 në stadiumin e Besës në Pejë.