Rockets mposhtin Warriors

Sport May 17, 2018 - 11:28
Detajet

Houston Rockets ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të finales së “Plau-Off”-it në Konferencën Perëndimore, duke e barazuar kështu në 1:1 serinë e finaleve.

Rockets triumfuan ndaj Golden State Warriors me rezultatin 127:105.

Rockets ishin në epërsi gjatë gjithë takimit dhe fitorja nuk iu vu asnjëherë në rrezik. James Harden ishte i pandalshëm në fitoren e nikoqirëve me 27 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa kontributin e tyre e dhanë edhe Eric Gordon me 27 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime dhe PJ Tucker, i cili realizoi 22 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime.

Ndërkohë, te Warriors më i dalluari ishte Kevin Durant, i cili realizoi 38 pikë dhe 3 kërcime.

Ndeshja e ardhshme mes ky skuadrave zhvillohet më 21 maj.

Rezultati: Houston – Golden State 127:105 (1:1).