Hazard mund të bëhet legjendë e Chelseat

Sport May 17, 2018 - 10:39
Detajet

Gianfranco Zola shpreson që Eden Hazard do të qëndrojë te Chelsea edhe në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Zola mendon se reprezentuesi belg mund të bëhet legjendë e klubit londinez.

Hazard ka tërhequr interesimin e Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, ndërsa ka deklaruar se e ardhmja e tij varet nga planet e klubit për afatin kalimtar të verës.

27-vjeçari kishte thënë se Liga e Kampionëve nuk është një prioritet, por dëshiron të shohë se me kë do të nënshkruajë Chelsea në verë.

“Është një kënaqësi për këdo që e do futbollin ta shohë Hazardin”, deklaroi Zola.

“Jam shumë i lumtur që ai luan për Chelsean. Jam i lumtur që ai ka thyer r3ekordet e mia dhe shpresoj që t’i dyfishojë ato, t’i trefishojë sepse është kënaqësi të shohësh dikë duke luajtur aq mirë futboll”, shtoi italiani, i cili kishte luajtur për Chelsean gjatë viteve 1997-2003.

“Për të do të ishte e mirë që të vazhdonte me klubin dhe tifozët. Me të vërtetë shpresoj që të ndodhë ashtu”, u shpreh ai./Zëri