Mobilizim i jashtëzakonshëm në kryeqytet: Drejtuesit e klubit takohen me tifozët (FOTO)

Sport May 17, 2018 - 00:09
Detajet

I gjithë kryeqyteti është mobilizuar për të vetmen arsye: Rikthimin e titullit kampion në “folenë e kampionëve”.

Drejtuesit e klubit futbollistik “Prishtina” janë takuar me tifozërinë “Plisat” në prag të zhvillimit të ndeshjes vendimtare për titullin kampion përballë Dritës, derisa kanë shprehur gatishmërinë e tyre për një moblizim të jashtëzakonshëm, raporton Gazetasheshi.com.

Ende nuk është raportuar numri i tifozëve bardh e kaltër që pritet të udhëtojnë drejt Pejës, por një gjë është e sigurtë, se ai do të jetë shumë herë më i madh se në të gjitha ndeshjet e Prishtinës këtë sezonë.

Ndërkohë dy nënkryetarët e klubit, Afrim Muçiqi dhe Ahmet Kurtolli i kanë dhënë gjithë mbështetjen e duhur tifozërisë kryeqytetase për organizimin e ndeshjes “finale” për të dielen.

Image

p