Bashkimi një hap larg titullit

Sport May 16, 2018 - 22:35
Detajet

Bashkimi ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë të finales së “Play-Off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Prishtinën në “Sezai Surroi” me rezultatin 96:80 dhe tani kryesojnë 2:0 në serinë e ndeshjeve finale, shkruan “Zëri.info”

 Nikoqirët e filluan mjaft mirë takimin dhe arritën që ta mbyllnin çerekun e parë me një epërsi prej gjashtë pikësh (24:18). Dominimin prizrenasit e vazhduan edhe në çerekun e dytë, ndërsa në pushim të pjesës së parë shkuan me avantazhin 52:42. Bashkimi arriti ta ruajë epërsinë edhe në çerekun e tretë, duke e mbyllur me rezultatin 73:62. Ndërkohë, edhe çereku i katërt vazhdoi me superioritetin e “portokallinjve”, të cilët tani janë vetëm një fitore larg drejt titullit të kampionit. Mikaile Tmusic me 31 pikë ishte i pandalshëm për vendasit, ndërsa Aaron Moss realizoi 21 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime për fitoren e prizrenasve. Ndërsa, te Prishtina më të dalluarit ishin Alban Veseli, i cili i realizoi 27 pikë dhe 9 kërcime dhe Filip Bundovic, i cili i shënoi 15 pikë. /ZËRI