Ky është hapi i radhës së KOK-ut pas ndalimit të karateistëve nga Serbia

Sport May 16, 2018 - 19:49
Lexoni më shumë detaje

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka filluar hetimin ndaj Qeverisë së Serbisë, me rastin e ndalesës që qeveria e këtij vendi i bëri delegacionit të Kosovës në karate, të cilën nuk e lejoi të hyjë në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në kampionatin evropian që u mbajt në Novi Sad.

Me këtë rast, KON-i ka kërkuar informata shtesë nga KOK-u.

Krahas hetimit, KON-i ka kërkuar nga KOK-u që të njoftohet më herët nëse sportistët e Kosovës mund të hasin në probleme të tilla.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e 19-të që po mbahet vendosi që të kërkohet edhe një herë nga federatat sportive që të njoftojnë KOK-un me kohë, nëse kampionatet në të cilat marrin pjesë, mbahen në shtetet të cilat nuk e njohin Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në rast se federatat vonohen me njoftim, atëherë edhe kërkesa e KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nuk do të merret parasysh.