Buffon frikësohet nga pensionimi

Sport May 16, 2018 - 19:37
Detajet

Legjenda e Juventus dhe Italisë Gigi Buffon pranon se ka frikë të dalë në pension dhe akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë kur të varë dorezat në gozhdë.

Në moshën 40-vjeçare, ai pritet të shpallë dorëheqjen në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes.

“Mendoj se në moshën time duhet të vlerësosh situatën çdo muaj, apo çdo javë,” i thotë ai Gerard Pique në një intervistë për The Players Tribute.

“Kjo pasi është e rëndësishme për atletë si ti dhe unë, që duhet të luajmë gjithmonë në nivelet më të larta, të bëjmë më të mirën tonë për të qëndruar në majë. Duhet të jesh mirë fizikisht, pasi nuk do që rezultate të këqija për faj të egos.

“Unë jam Buffon, dhe ai dua të jem deri në minutën e fundit. Kur të mos jem më vetja ime, do të largohem.

“Për momentin jam shumë i lumtur, pasi e dashurojë atmosferën – jam me miqtë e mi dhe e di se mund të jap ndihmesën time në fushë. Kur të mos jem më në gjendje, s’ka problem. Kam kaluar një karrierë shumë të mirë.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kam frikë. Por thellë brenda meje jam i qetë dhe në paqe. Ditën që do të ndaloj së luajturi, do të gjej një mënyrë tjetër për të shtyrë ditën.

“Problemi është se jeta ime ka qenë e organizuar për 23 vite. Çdo mëngjes unë zgjohem me një plan. Por kur ke 24 orë përpara teje me asgjë për të bërë, ky mund të jetë një problem.

“Do të kisha dëshirë të bëja kurset e drejtorit, menaxherit ose trajnerit, më pas të kem mundësinë të zgjedh.”