Prishtina shqyrton mundësinë ta dërgojë Dritën tek 'armiqtë' e Intelektualëve

Sport May 16, 2018 - 15:29
Lexoni më shumë detaje

Prishtina ka afat deri nesër të vendos se në cilin stadium do të pres Dritën e Gjilanit.

Mirëpo, së fundi, kryeqytetasit po e shqyrtojnë opsionin për ta dërguar klubin gjilanas në Vushtrri.

Arsyet që mund ta shtyjnë Prishtinën të vendos për stadiumin “Ferki Aliu” janë dy.

E para, disa prej futbollistëve kryesorë, si Armend Dallku e Ahmed Januzi, vijnë pikërisht nga Vushtrria, kurse arsyeja më e madhe është se tifozët e Dritës, Intelektualët, kanë hasmëri me tifozët vushtrrias, Forca, shkruan “GazetaOlle.com”.

Kjo hasmëri do të bënte që që numri i tifozëve gjilanas që do të udhëtonin drejt Vushtrrisë do të ishte i vogël për shkak të sigurisë.

Sidoqoftë, gjasat më të mëdha mbeten sërish që takimi të luhet në Pejë.