Përplasja e frikshme kokë më kokë, futbollisti në spital pa ndjenja

Sport May 16, 2018 - 14:45
Detajet

Një përplasje me kundërshtarin kokë më kokë për pak sa nuk i ka marrë jetën futbollistit 19-vjeçar Denis Harut.

Përplasja ndodhi mes futbollistëve të skuadrave ASC Poli dhe Sepsi OSK në Rumani. Pas ndihmës së parë, mbrojtësi 19 vjeçar, Harut u dërgua me urgjencë në spital ndërsa sulmuesi, Kuka u dërgua jashtë fushës.

Megjithatë thuhet se futbollistët janë nën kujdesin e mjekësve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.