Vendi i dytë, i pamjaftueshëm
Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea thotë se vetëm vendi i dytë në Premierligë nuk është i mjaftueshëm, ndërsa kërkon triumfin në FA Cup, transmeton zeri.info
Në finalen e këtij kompeticioni, “djajtë e kuq” do të përballen kundër Chelseat të shtunën.
“Unë besoj se për klub si Manchester Unitedi, vendi i dyte thjesht nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet të luftojmë shumë që të fitojmë diçka dhe e kemi këtë mundësi në fundjavë”, deklaroi De Gea.
“Ju nuk merrni asgjë kur dilni të dytët apo kur jeni afër liderit të ligës”, shtoi reprezentuesi spanjoll. “Klubi e ka obligim që të arrijë nëpër finalet e kupës, të shkojë dhe t’i fitojë ato, të fitojë medalje dhe të vazhdojë rrugën për ta bërë klubin edhe më të madh”, u shpreh ish-portieri i Atletico Madridit./Zëri