E çuditshme: Clattenburg tregon se si e largonte stresin pas ndeshjeve të mëdha

Sport May 15, 2018 - 20:38
Lexo detajet

Ish-gjyqtari i njohur i Premierligës, Mark Clattenburg, ka treguar se si e largonte stresin pas ndeshjeve të mëdha.

“Si mund t’ia dilni të lini mënjanë tensionin që ushtrohet mbi ju pas gjykimit të një supersfide? Pini sa më shumë birra”, u shpreh Clattenburg, përcjellë “Lajmi.net”.

“Shpesh i telefonoja gruas sime pas një ndeshjeje dhe ajo arrinte ta kuptonte shumë mirë nga zëri im, nëse pata kaluar një arbitrim të mirë, apo të gabuar të ndeshjes”.

“Kur kthehesha në shtëpi, ajo mund të ishte shtrirë në krevat, shpesh edhe në gjumë, ndërsa frigoriferi padiskutim që do të ishte i mbushur me birra nëse do të kisha kaluar ndonjë mbrëmje makthi. Vetëm kur arbitrimi im do të shkonte mirë, pa tensione, atëherë ajo rrinte zgjuar e më priste”, thotë ai.