Ja ku pritet të zhvillohet derbi i jashtëzakonshëm në mes Prishtinës dhe Dritës

Ja ku pritet të zhvillohet derbi i jashtëzakonshëm në mes Prishtinës dhe Dritës

Sport maj 15, 2018 - 16:54

FC Prishtina do të ketë veç edhe pak kohë për të vendosur se ku do ta pres rivalen nga Gjilani për titull të kampionit, Dritën. Ky takim do të zhvillohet të dielën. Ministria e Sportit sot vendosi që të mos i hap dyert e stadiumit të Prishtinës për këtë super-derbi, raporton “Zëri”.

Kjo i zhgënjeu gjithë prishtinasit, të cilët e fajësuan dhe e akuzuan Fadil Vokrrin për ushtrim të ndikimit në marrje të këtij vendimi të dëmshëm për Prishtinën.

Stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ai i “Xhemail Ibishit” në Prishtinë, “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas janë opsionet e FC Prishtinës, e cila qe dy vite e gjysmë ka mbetur rrugëve të Kosovës, ku përkundër vështirësive ka arritur në finale të Kupës dhe po e sfidon Dritën për titull.

“Zëri” mëson se Peja pritet të zgjidhet nga prishtinasit si vendtakim me gjilanasit.

Dritës përveç fitores dhe barazimit i mjafton edhe një humbje minimale për t'u shpallur kampione. Kurse, Prishtinës i duhet një fitore prej dy golash epërsi për ta kthyer titullin në kryeqytet. 

Drita i ka aktualisht tri pikë më shumë sesa Prishtina. Kjo epërsi, opsionet e favorshme të rezultatit dhe fakti që Prishtina nuk do të luaj në kryeqytet veç çka e bëjnë më favorite Dritën.