Warriors fitojnë në ndeshjen e parë ndaj Rockets

Sport May 15, 2018 - 12:50
Detajet

Golden State Warriors ka triumfuar në ndeshjen e parë finale të Konferencës Perëndimore në “Play-Off”-in e NBA-së, transmeton zeri.info

Warriors fituan në udhëtim te Houston Rockets me rezultatin 106:119. Warriors ishin një pikë në disavantazh pas çerekut të parë, por arritën që ta dominonin plotësisht pjesën tjetër të takimit.

Kevin Durant me 37 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim dhe Klay Thompson me 28 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime ishin më të mirët në këtë fitore të Warriors.

Ndërkohë, te Rcokets më të dalluarit ishin James Harden me 41 pikë, 4 kërcime dhe 7 asistime dhe Chris Paul me 23 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime.

Takimi i ardhshëm mes dy skuadrave zhvillohet të enjten më 17 maj.

Rezultati: Houston – Golden State 106:119 (0:1).