Iniesta mes Kinës dhe Japonisë

Sport May 15, 2018 - 12:36
Detajet

Andres Iniesta thotë se do të zgjedhë njërën prej ligës kineze apo asaj japoneze për të ardhmen e tij, transmeton zeri.info

Legjenda e Barcelonës, i cili e ka konfirmuar para disa javësh largimin e tij nga klubi katalonjas, thotë se e ardhmja e tij është në Kinë apo Japoni. Iniesta do të largohet nga kampionët e La Ligës pas 16 edicione të kaluara me klubin spanjoll.

Interesim për reprezentuesin spanjoll kishin shprehur edhe disa klube australiane, por ai e ka përjashtuar këtë mundësi.

“Unë duhet të marr një vendim, që është njëri prej më të rëndësishmeve”, deklaroi Iniesta.

“Ekzistojnë dy skenarë, Kina dhe Japonia, secila për shkak të vetive të tyre. Ne duhet të vendosim gjithçka në peshore dhe të marrim vendimin më të mirë”, shtoi 34-vjeçari, i cili do të jetë pjesë e përfaqësueses spanjolle në Kupën e Botës.

“Javën e ardhshme shpresoj që të jap një përgjigje dhe të përqendrohem në Kupën e Botës”, u shpreh mesfushori, i cili është paraqitur në plot 674 ndeshje me Barcelonën dhe ka realizuar 57 gola dhe 142 asistime./Zëri