Guardiola, më i miri në botë

Sport May 15, 2018 - 12:23
Detajet

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany thotë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg e festoi titullin e Premierligës dhe atë të Carabao Cip në një paradë në qytetin e Manchester Cityt dhe pati vetëm fjalë të mira për trajnerin e tij.

“Ne patëm një edicion të mirë ne vitin e kaluar, por këto gjërat duan kohë. Pep mori përkrahjen e duhur për të marrë lojtarët që donte dhe ne ishim shumë të dëgjueshëm në atë që ai kishte për ta thënë”, deklaroi Kompany.

“Padyshim, unë mendoj që ai është trajneri më i mirë në botë dhe me lojtarë të mirë, ai mund të bëjë gjëra të mëdha”, shtoi reprezentuesi belg, i cili është paraqitur në 21 ndeshje këtë edicion me fanellën e klubit anglez dhe ka shënuar 2 gola./Zëri