Pirlo në sfatin e Mancinit?

Sport May 15, 2018 - 12:12
Detajet

Andrea Pirlo pritet t’i bashkohet Roberto Mancinit në krye të drejtimit të përfaqësueses italiane, transmeton zeri.info

Legjenda italiane u pensionua në fund të vitit të kaluar dhe do të luajë një ndeshje lamtumire në fund të këtij muaji.

Mancini të hënën u zyrtarizua në krye të Italisë, ndërsa tashmë kanë filluar raportimet e ndryshme për pjesëtarët e stafit të tij.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006 më herët kishte deklaruar se ka hapur bisedimet me Federatën e Italisë për një rol në përfaqësuese, ndërsa e përditshmja “Gazzetta dello Sport” shkruan se ai pritet të jetë pjesë e stadit të Roberto Mancinit.

Gjithashtu në stafin e ish-trajnerit të Zenitit, Manchester Cityt dhe Interit pritet të jenë edhe Angelo Gregucci, Fasuto Salsano dhe Massimo Battara./Zëri