Balotelli ka kualitete

Sport May 15, 2018 - 12:02
Detajet

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco thotë se sulmuesi i Nices, Mario Balotelli ka kualitete të mëdha, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian ka kontratë francezët deri në qershor të këtij viti dhe klubi romak ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

“E doja atë te Sassuolo. Ne do t’i vendosi disa gjëra më vonë. Balotelli ka kualitete të mëdha”, deklaroi Di Fracnesco.

Ish-trajneri i Sassuolos u pyet edhe për krahasimin mes trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri dhe atij të Napolit, Maurizio Sarri.

“Unë do të doja që ta fitoja  titullin me lojë të bukur, por ju nuk mund ta kritikoni Allegrin. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm në çdo aspekt. Unë provoj që të luaj futboll të bukur, por ju nuk mund të thoni asgjë për të”, u shpreh ai.

“Për mendimin tim, gabimi i Napolit ishte se kur ata ishin një pikë prapa, u ndjenë si fitues”, shtoi italiani./Zëri