Donnarumma mund të shitet

Sport May 14, 2018 - 11:05
Detajet

Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka konfirmuar që klubi italian mund ta shesë Gianluigi Donnarumman nëse vjen oferta e duhur, transmeton zeri.info

19-vjeçari është kritikuar, madje edhe fyer nga tifozët kuqezi pas gabimeve të tij në humbjen 4:0 kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë dhe në barazimin e së dielës 1:1 ndaj Atalantas.

“Ne duhet ta mbrojmë Donnarumman dhe do ta mbrojmë deri në fund”, deklaroi Mirabelli.

“Ai është pjesë e rëndësishme e klubit dhe nuk do ta lëshojmë lehtë, përveç nëse dikush e vlerëson atë siç duhet. Nëse arrin ndonjë ofertë e mirë, çdo lojtar i joni mund të shitet. Ka klube shumë të pasura aty jashtë dhe ne duhet të zgjedhime rrugët tona”, shtoi ai.

“Le të mos tallemi me veten dhe të mendojmë që mund të kthehemi siç ishim në Serie A, duke tërhequr shumë kampionë. Ne kurrë nuk do t’i joshim ata. Do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh italiani./Zëri