Napoli e bëri interesante Serinë A

Sport May 14, 2018 - 10:45
Detajet

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli u shpreh i lumtur për titullin e fituar në ligën italiane, ndërsa thotë se Napoli e bëri më interesante garën për ligën italiane, transmeton zeri.info

Juventusi e siguroi titullin falë barazimit pa gola ndaj Romës të dielën. Ky ishte titulli i shtatë radhazi i gjigandit torinez, ndërsa i 34-i në histori.

“Ne hyjmë në librat e historisë pas një viti të jashtëzakonshëm”, deklaroi Barzagli.

“Nuk ishte e lehtë, por ne bëmë një punë të mirë dhe tani do të festojmë me tifozët tanë. ‘Scudetto’ e fundit gjithmonë të duket më e mira, por e shtata radhazi është me të vërtetë historike”, shtoi italiani.

“Napoli pati një edicion të mirë dhe ndoshta të dyja e merituam fitimin e titullit, por së bashku ne e bëmë kampionatin joshës përsëri. Ndoshta diferenca ishte që ne kishim më shumë vazhdueshmëri”, u shpreh ai./Zëri