Neymar, i lodhur nga spekulimet

Sport May 14, 2018 - 10:25
Detajet

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar thotë se është i lodhur nga thashethemet që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez, transmeton zeri.info

Ka pasur raportime të ndryshme së fundmi për të ardhmen e reprezentuesit brazilian, i cili është lidhur me emra të klubeve si Real Madrid dhe Manchester United.

26-vjeçari është transferuar te klubi francez vetëm në verën e vitit të kaluar për 222 milionë euro.

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar së fundmi se është i sigurt 200% për qëndrimin e brazilianit.

“Të gjithë e dinë se përse kam ardhur këtu, për qëllimet që kam”, deklaroi Neymar.

“Qëllimi im tani është Kupa e Botës. Nuk është koha që të flitet të transferime. Jam lodhur nga këto gjëra tani”, shtoi ai./Zëri