Real Madrid – Liverpool, ja si përfundoi finalja e vitit 1981

Sport May 03, 2018 - 11:37
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Koha e hakmarrrjes për Realin, Liverpool skuadra e fundit që ka mundur ta ndalë në finale.

27 vite më vonë,të njëjtat ekipe, i nëjti kompeticion,i nëjëjti objektiv rikthehet. Real Madrid dhe Liverpool do të ritakohen në një finale Championsi pas asajt të 27 maj 1981, ku një gol i shënuar nga Alan Kennedy në minutën e 82-të i bëri anglezët kampion në Parc des Princes.

Ajo ishte nata e fundit e zezë për Los Blancos në një finaleChamionsi. Që atëherë madrilenët kanë shkuar dhe 6 herë të tjera duke i fituar të gjitha. Ishte përpjekja për ta fituar titullin e shtatë dhe tani kanë një rast që të hakmerren në Kiev.

Që atëherë, Liverpooli ka fituar dy tituj, kundër Romës (1984) dhe kundër Milanit (2005). Real ka fituar të gjashtë titujt që pastaj i ka luajtur, kundër Juventusit (1998 dhe 2017), Valencias (2000), Leverkusenit (2002) dhe Atletico Madridit (2014 dhe 2016).

Nëse do ti hakmerret Reali për atë finale, apo Livepool do e përsërisë kjo pritet të shikohet vetëm me 26 maj në Kiev.