Hyseni: Nuza ndihmoi Dritën, u dëmtuam për një karton të kuq

Sport May 02, 2018 - 18:44
Lexoni më shumë detaje

Trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, ka folur pas sfidës ndaj Dritës, e cila u mbyll baras 1:1.

Hyseni u shpreh i kënaqur me djemtë e tij, por i pakënaqur me gjyqtarin kryesor Genc Nuza, i cili nuk e ndëshkoi me karton të kuq Xhevdet Shabanin në pjesën e parë, pas një ndërhyrje brutale, përcjell Gazeta Olle.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Kundërshtari s’pati raste deri në momentin e golit, të cilin e pësuam në mënyrë naïve”, deklaroi Hyseni për “Supersport”.

“Në e parë u dëmtuam nga gjyqtari Genc Nuza, i cili nuk e ndëshkoi me karton të kuq Shabanin”.

“U zhvillua një derbi i zjarrtë pa kalkulime. Duhet ta ruajmë me fanatizëm këtë rivalitet”.

“Dëmtimi i Shaqirit? Nuk kam informacione ende për të”, shtoi ai.