Kështu u mbyllën katër ndeshjet e Superligës së futbollit!

Sport May 02, 2018 - 16:04

Sot po zhvillohen katër ndeshje të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Ne do t'ju mbajmë të informuar me gjithçka që ndodhë në këto ndeshje. /Zëri/

Gjilani – Drita 1:1

- Fillon ndeshja

- Gjilani kalon në epërsi në minutën e 35-të përmes Ergon Hysenit.

- Drita e barazon rezultatin në fund të pjesës së parë përmes Kastriot Rexhës, 1:1.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Drita po mundohet ta shënojë golin e fitores, për ta vazhduar marshimin drejt titullit.

- Derbi i Gjilanit u mbyll baras, 1:1. Drita nuk e shfrytëzoi 'kiksin' e Prishtinës për t'u shkëputur në tabelë.

Feronikeli – Prishtina 0:0

- Fillon ndeshja.

- Ekipet po mundohen të kalojnë në epërsi, por pa sukses deri tash.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Heshtin rrjetat në Drenas. Prishtina po mundohet ta shënojë golin e fitores, e cila i nevojitet shumë.

- Mbyllet ndeshja. Prishtina tentoi deri në fund por nuk ia doli të shënonte. Bardhekaltrit mbeten tri pikë prapa liderit, Drita.

Liria – Trepça ’89 0:2

- Fillon ndeshja

Oto John e ka kaluar 89-shin në epërsi me golin e shënuar në minutën e 20-të të ndeshjes.

Mbyllet pjesa e parë.

Fillon pjesa e dytë.

Kampioni e shton avantazhin me Arb Manajn, që realizoi në minutën e 71-të.

- Mbyllet ndeshja. Trepça '89 fiton 2:0 në ndeshjen pa rëndësi të madhe.

Llapi – Drenica 1:0

- Fillon ndeshja.

- Të dyja ndeshjet po luajnë pa presion.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Llapi kalon në epërsi me të filluar pjesa e dytë falë autogolit të Lushtakut.

- Mbyllet ndeshja. Fiton Llapi 1:0 në ndeshjen pa ndonjë rëndësi të madhe.