Roma e kërkon mrekullinë

Sport May 02, 2018 - 14:02

Sonte do të zbulohet edhe finalisti tjetër i Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Liverpooli do të mundohet të ruajë rezultatin pas asaj fitoreje 5:2 në “Anfield”, ndërsa Roma do të kërkojë një tjetër natë magjike sikur ajo ndaj Barcelonas, për ta përmbysur rezultatin ndaj anglezëve.

Jurgen Klopp ka marrë një lajm të mirë para kësaj ndeshjeje pasi do të ketë në dispozicionin e tij sulmuesin Sadio Mane, i cili ishte në dyshim për këtë takim, ndërsa nuk do të ketë ndonjë mungesë të rëndësishme për këtë takim. Ndërkohë, te Roma mbetet ende në dyshim paraqitja e mesfushorit Kevin Strootman.

“Ende nuk kam vendosur për ekipin që do të luajë”, është shprehur trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco në konferencën para ndeshjes.

“Ne nuk duhet t’i lëmë shumë hapësirë kundërshtarit. Ne duhet të shënojmë tri gola dhe padyshim që ekziston rreziku për të pësuar nga kundërsulmet, kështu që duhet të kemi kujdes. Nëse do të mundja do të kopjoja paraqitjen ndaj Barcelonës, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë mendor dhe fizik. Për të garuar kundër Liverpoolit, ju duhet të ngitni nivelin tuaj në aspektin e atletik, ne duhet të shënojmë sa më shpejt që mundemi për t’iu dhënë tifozëve emocione dhe një arsye për të na dhuruar një shtytje”, shtoi ndër të tjera ai.

Duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, padyshim që edhe kjo ndeshje pritet të na dhurojë një spektakël të veçantë./Zëri

20:45 Roma - Liverpool (2:5)