Treni i fundit për Rahovecin e Yllin

Sport May 02, 2018 - 14:01

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli do ta kenë rastin e fundit për ta shmangur eliminimin nga gjysmëfinalja e “Play-Off”-it të Superligës së basketbollit, shkruan sot gazeta Zëri.

Rahovecasit do të luajnë sonte me Bashkimin në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:30.

Prizrenasit i kanë fituar dy ndeshjet e para në shtëpi dhe një fitore eventuale sot i çon në finale.

Kurse të enjten mbrëma, duke filluar nga ora 20:00, therandasit e presin Sigal Prishtinën, e cila avancon 2-0 me ndeshje. /Zëri/