Chelsea e do Sarrin

Sport May 02, 2018 - 11:59
Detajet

Chelsea dëshiron që trajneri i Napolit, Maurizio Sarri të jetë pasuesi i Antonio Contes, i cili pritet të largohet nga klubi londinez në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

Sarri ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2020, por ai gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurosh, që do të aktivizohet në fund të këtij muaji.

Strategu italian është njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Evropë momentalisht.

I njohur edhe si “Guardiola italian”, mediat angleze raportojnë se Chelsea ka hedhur sytë kah Sarri si zëvendësues i Contes.

“Calciomercato” kishte raportuar para dy muajsh se Sarri kishte vendosur që të linte në pritje negociatat për një rinovim të mundshëm me Napolin.

Tanimë mendohet se trajneri është me dy mendje, të qëndrojë apo të largohet nga “Sao Paolo”./Zëri