Caktohet data dhe vendi se ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës
Foto: Driton Bublaku

Caktohet data dhe vendi se ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Sport prill 26, 2018 - 14:56
Ja ku dhe kur do të zhvillohet finalja mes FC Prishtinës dhe Vllaznimit

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit do të zhvillohet më 27 maj në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, raporton "Zeri.info".

Takimi do të zhvillohet prej orës 16:00.

Të enjten është vendosur edhe orari i ndeshjeve të barazhit, raporton "Zëri".

Dy ndeshjet ndërmjet dy ekipeve elitare me ato të Ligës së Parë do të zhvillohen më 23 dhe 31 maj në Drenas.