Mediat shqiptare “elozhe” Agim Canës, ftojnë klubet shqiptare të marrin mësim

Mediat shqiptare “elozhe” Agim Canës, ftojnë klubet shqiptare të marrin mësim

Sport prill 19, 2018 - 23:17

“Një leksion sinqeriteti”. Kështu e quan deklaratën e Agim Canës për mospjesëmarrjen e Vëllaznimit në Europa League  e përditshmja SportEkspres, shkruan GazetaSheshi.

Sipas tyre klubet shqiptare duhet mësuar që të tregojnë gjithmonë të drejtën e jo të fshehin nga tifozët “të bëmat” e tyre djallëzore duke e përmendur rastin e Tiranës në aspektin financiar dhe disa klubeve tjera që nuk i tregonin tifozëve se nuk kanë të drejtë pjesëmarrje në garat europiane.

Agim Cana e pranoi më parë se Vëllaznimi nuk mund të licencohet për EL.