Kundërshtari më i mundshëm i Tyson Furyt është shqiptari Sefer Seferi

Sport April 17, 2018 - 20:53

Tyson Fury pritet të kthehet në ring me 9 qershor, por ende është në kërkim të një kundërshtari. 

Boksieri i njohur me nofkën ‘Gypsy King’, mund të ndeshjet me shqiptarin Sefer Seferi.

Seferi 39-vjeç e ka kaluar të gjithë karrierën në peshat e mesme.

Shqiptari (i lindur në Maqedoni, i rritur në Zvicër) ka një rekord prej 23-1 me 21 nokuat.

Seferi, njihet me nofkën ‘The Real Deal’, dhe ka pasur meçe në Gjermani, Austri, Zvicër, Maqedoni dhe Kosovë, por kurrë në Britani.

Ai është pjesë e BoxRec, dhe është i dyti më i mirë në peshën e tij pas vllahut të tij Nuriut.

Fury pas rikthimit po kërkon kundërshtarë, ndërsa qëllimi i tij i madh është ndeshja me Anthony Joshuan pas një viti.

Image