Nuk kanë fund çmimet për Igli Taren, njihuni me të radhës

Sport April 17, 2018 - 15:01
Detajet

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimim me talentet e futbollit.
Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.

Edhe trajneri Marco Gianpaolo u vlerësua me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për selljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.” Dyshes do t’u dorëzohen çmimet me 28 maj në Napoli, përcjell albeu.com