Golden State fiton edhe ndeshjen e dytë

Sport April 17, 2018 - 13:28

Golden State Warriors ka shënuar edhe fitoren e dytë në “Play-Off” ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 116:101, transmeton zeri.info

Kevin Durant me 32 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime dhe Klay Thompson me 31 pikë dhe 5 asistime ishin më të mirët në fitoren e dytë të Warriors.

Ndërkohë, te Spurs më të dalluarit ishin LaMarcus Aldridge me 34 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime dhe Patty Mills me 21 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.

Miami Heat ka barazuar në 1:1 ndeshjet në “Play-Off” kundër Philadelphia 76ers pas fitores në udhëtim me rezultatin 103:113.

Dwyane Wade me 28 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime dhe Goran Dragic me 20 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime shkëlqyen në fitoren e Heat.

Rezultatet: Philadelphia – Miami 103:113 (1:1), Golden State – San Antonio 116:101 (2:0).