Barça dëshiron Luis Alberton

Sport April 17, 2018 - 12:28

Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për mesfushorin Andres Iniesta, i cili pritet të largohet gjatë verës dhe në radarin e klubit katalonjas është futbollisti i Lazios, Luis Alberto, transmeton zeri.info

Iniesta pritet të largohet nga Barcelona për të vazhduar karrierën e tij në Amerikë ose në Kinë. Mediat italiane raportojnë se gjigandi spanjoll e konsideron Luis Alberton si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Iniestan.

Madje, katalonjasit kanë dërguar një skaut për ta shikuar futbollistin në ndeshjen e fundit të tij mes Lazios dhe Romës të dielën.

Lazio kërkon së paku 30 milionë euro për Alberton, i cili ka realizuar 10 gola dhe 18 asistime në 44 paraqitje deri më tani këtë edicion me fanellën e klubit italian./Zëri