Juventusi pas Martialit

Sport April 17, 2018 - 12:15

Juventus është duke shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, transmeon zeri.info

Reprezentuesi francez, i cili i ishte bashkuar klubit anglez nga Monaco në vitin 2015, nuk është i lumtur në “Old Trafford”.

Martial nuk po arrin të gjejë vend në njëmbëdhjetëshin e Jose Mourinhos, i cili preferon futbollistë të tjerë në vend të francezit.

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi e sheh Martialin si njeriun e duhur për krahun e majtë të sulmit, sidomos pas zërave për një largim të mundshëm të Mario Mandzukicit në verë.

Por, Juventusit duhet të përballet me konkurrencën nga Bayern Munichu, që gjithashtu ka shprehur interesim për shërbime e francezit.

Kontrata momentale e Martialit me “djajtë e kuq” skadon në qershor të vitit 2019./Zëri