Hart nuk e meriton Botërorin

Hart nuk e meriton Botërorin

Sport prill 17, 2018 - 12:02

Ish-sulmuesi anglez, Chris Sutton thotë se Joe Hart nuk e meriton të ftohet nga Gareth Southgate në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

Sutton thotë se Hart nuk duhet të ftohet në Botëror pas një tjetër gabimi të bërë në ndeshjen kundër Stoke Cityt të hënën.

“Nuk mund ta marrësh dikë vetëm sepse është nj tip i këndshëm dhe është i mirë në dhomat e zhveshjes”, deklaroi Sutton.

“Nëse Anglisë i lëndohen dy portierë, atëherë ju nevojitet edhe një portier i tretë i fortë. Janë edhe tre portierë të fortë të mirë sesa Hart”, shtoi ai.

Hart momentalisht është duke luftuar me Jack Butlandin, Jordan Pickfordin dhe Nick Popen për një vend në listën e të ftuarve të përfaqësueses angleze.

“Pas kësaj (gabimit të bërë ndaj Stoke Cityt), si mundet Southgate t’i besojë Joe Hartit për fanellën e Anglisë përsëri”, u shpreh ish-reprezentuesi anglez./Zëri