City do të shpenzojë përsëri

Sport April 17, 2018 - 10:29
Detajet

Kevin De Bruyne pret që Manchester City të shpenzojë përsëri para të majme për të përforcuar ekipin, transmeton zeri.info

Manchester City është shpallu kampion në këtë edicion të Premierligës, por reprezentuesi belg thotë se ende pret transferime të majme në afatin kalimtar të verës.

“Sigurisht, është e rëndësishme për klubin që të transferojë lojtarë të rinj dhe të vazhdojmë të forcohemi. Ky është një fakt për të gjitha skuadrat”, deklaroi De Bruyne.

“Ne kemi një grup të mirë të lojtarëve tani dhe me disa përforcime, shpresojmë që mund të kalojmë në një nivel tjetër. Gara do të jetë edhe më e vështirë në edicionin e ardhshëm, jo vetëm në Premierligë, por edhe në Ligën e Kampionëve dhe në kompeticionet e kupës”, shtoi ai.

“Nëse ne duam të vazhdojmë me triumfe, mendoj që konkurrenca për formacion është një gjë e mirë dhe të ndihmon vetëm që të përmirësohesh”, u shpreh reprezentuesi belg./Zëri