Buffon: Real Madridi nuk është i pamposhtur në Evropë

Sport April 02, 2018 - 11:31
Flet kapiteni i Juventusit

Giggi Buffon thotë se Real Madridi nuk është i pamposhtur dhe beson se Juventusi ka gjasa të mira për të kaluar në gjysmëfinale.

“A është Reali i pamposhtur? Jo, asnjë ekip nuk është i pamposhtur”, u shpreh Buffon.

“Është një ekip i vështirë për ta mundur. Reali mund të jetë favorit, por eliminatorja është 50/50”, shtoi ai

“Duhet të jemi ambicioz, Juventusi është klub i madh që fiton gjithashtu tituj”.

Juventusi dhe Real Madridi do të përballen në “Allianz Stadium” të martën nga ora 20:45.

Sfida kthyese zhvillohet me 11 prill në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/