“Neymari do t’i bashkohet Real Madridit...!”

Sport April 02, 2018 - 11:28
Ja kush e ka thënë këtë gjë

Umtiti beson se Neymari do t’i bashkohet Realit nëse veç braziliani dëshiron dhe se nuk do të ndikohet nga thashethemet se do të shihej si tradhtar nga Barcelona.

Neymar është objektivi numër një i Real Madridin për merkaton e verës. I transferuari për 222 milionë euro te PSG-ja një vit më parë, gjithashtu duket se dëshiron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

LEXO EDHE: Kur do të zhvillohet meçi i shumëpritur mes Joshua e Wilder?

 

Samuel Umtiti thotë se nëse veç lojtari do, atëherë ai do ta veshë fanellën e bardhë edhe pse Reali është rivali i përbetuar i Barcelonës.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë, çdo gjë është e mundshme. Vetëm sepse keni luajtur për Barcelonën nuk do të thotë se nuk mund të shkoni në Real. Nëse ai do, dhe Reali e do gjithashtu atë, do të ndodhë”, tha Umtiti për “Canal+”. /Gazeta Express/